Baranqiq është angazhuar për të hapur një kurs të gjuhës arbëreshe (VIDEO) NULL NULL 25.08.2015 20:28 25.08.2015 20:28 Maximiljana Baranqiq u rrit në Zarë të Kroacisë megjithatë ajo është krenare që prejardhjen e ka nga Shkodra. E këtë fakt ajo e tregoi të martën në dialektin arbëresh të Zarës para seminaristëve që po marrin pjesë në seminarin e 34 ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë shqiptare, njofton Klan Kosova. Për shkak të vështirësive që ka, kur flet në këtë dialekt Baranqiq ligjëratën e saj për leksikun e të folmes së arbëreshëve të Zarës e vazhdoi në gjuhën angleze. Sipas profesoreshës arbërishtja ishte me një fond të kufizuar fjalësh prandaj hyrja e fjalëve italiane e kroate në të folmen e arbëreshëve ishte një proces i pashmangshëm. Rrjedhimisht për një fjalë arbëreshët përdornin disa shprehje. Baranqiq njeh dhe flet gjashtë gjuhë të huaja botërore megjithatë ajo thotë se ndjehet shumë e hidhëruar që gjuha arbëreshe ka mbetur jashtë institucioneve shtetërore dhe pa alfabet të sajin. Për këtë ajo thotë se është angazhuar dhe ka hapur një kurs të gjuhës arbëreshe. Kronikë nga Dafina Jegeni.