Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët ‘plaken’, lexojnë letrat e së ardhmes (VIDEO)

NULL NULL
01.01.2025 10:48

Një nga momentet më unike e interesante ng programi festiv i organizuar nga banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova ishte sfida e ‘plakjes’.

Kësisoj, banorët një e nga një u vendosën përballë një sfide emocionuese e cila ishte të imagjinojnë vetën shumë vite më të vjetër dhe lexuan letrat që i kishin shkruar vetës nga e ardhmja, transmeton Klankosova.tv.

Ky moment i veçantë solli reflektime të thella dhe emocione të sinqerta. Secili prej banorëve ndau shpresat, ëndrrat dhe mësimet që do të donin t’i përcillnin vetes në të ardhmen.

Disa letra ishin të mbushura me optimizëm dhe shpresë, ndërsa të tjera u prekën nga sfida dhe pendesa që banorët do të donin të shmangnin në jetën reale.

Për të parë se çfarë i kishin shkruar vetës nga e ardhmja, shihni videot më poshtë.

lajme të ngjashme