Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët e fshatrave të Ferizajt mbesin pa shërbim mjekësor, pasi pajisjet ua çuan në qytet (VIDEO) 

NULL NULL
12.03.2025 14:05
Gazetarja korrespondente e Ferizajt, Qliresa Hasani

Një pjesë e fshatrave të Ferizajt po përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore, pasi pajisje të rëndësishme janë larguar nga qendrat shëndetësore lokale.

Ansamblisti Ibrahim Osmani ka bërë të ditur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se pajisjet janë  marrë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Softaj, ndonëse ato ishin siguruar përmes donacioneve.

“Nuk e dimë arsyen pse janë marrë ato, por tani banorët kanë mbetur pa shërbime në lagjet e tyre” ka deklaruar ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme