Bangladeshi feston ditën e Pavarësisë me ceremoni shumëngjyrëshe (VIDEO) NULL NULL 26.03.2016 11:58 26.03.2016 11:58 Bangladeshi ka festuar 45 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre të shtunën me një ceremoni shumëngjyrëshe në stadiumin Kombëtar Dhaka, transmeton Klan Kosova. Qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijët e shkollave dhe anëtarët e forcave të policisë, morën pjesë në këtë ceremoni e cila ekspozoi edhe veshje kombëtare. Kryministri i vendit, Sheikh Hasina qëndroi në stadium dhe e ka shikuar performancën, transmeton Klan Kosova. Bangladeshi është ndarë ngë Pakistani në vitin 1971, pas një lufte nënë muajshe të pavarësisë, gjatë së cilës Bangladesh ka dhënë të dhënat zyrtare se rreth tre milionë njerëz vdiqën në duart e ushtrisë pakistaneze dhe bashkëpunëtorëve lokal. Para pavarësisë, Bangladesh ishte i njohur si Pakistani Lindor. Si pjesë e përkujtimeve të pavarësisë, kryeministri Hasina dhe Presidenti Abdul Hamid kanë bërë homazhe për dëshmorët e Luftës Çlirimtare duke vendosur lule në memorialin kombëtar.