Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mourinho i jep mesazh të qartë Camavingas: “Nuk do të kesh shumë minuta”

NULL NULL
27.07.2026 13:30

E ardhmja e Eduardo Camavingas është sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas mediave spanjolle, Jose Mourinho ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me mesfushorin francez, duke i bërë të qartë se nuk e sheh si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe se minutat e tij pritet të jenë të kufizuara, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht këtij qëndrimi, 23-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet, Camavinga dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacion, duke besuar se me paraqitjet e tij mund ta bindë Mourinhon të ndryshojë mendim.

Ndërkohë, situata e francezit po ndiqet me interes nga disa klube të mëdha evropiane, të cilat janë gati të veprojnë nëse ai vendos të largohet gjatë këtij afati kalimtar./Klankosova.tv

lajme të ngjashme