Ia vrau prindërit ish të fejuarës, si ndodhi ngjarja tragjike në Shqipëri? (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 13:57 27.07.2026 13:57 Të premten, Shqipëria është tronditur nga një prej ngjarjeve më të rënda të viteve të fundit. Ish-dhëndri, vrau ish-vjehrrin, plagosi për vdekje ish-vjehrrën, rrëmbeu ish të fejuarën dhe i dha fund jetës së tij, transmeton Klankosova.tv. Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, në emisionin “Kosova Today”, tha se 35-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-partneres në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku edhe pati përplasje fizike mes tij dhe prindërve të ish të fejuarës. “Aty ka ndodhur edhe vrasja, ku është ekzekutuar me armë e gjahut, ish-vjehrri. Më pas është plagosur ish-vjehrra e tij, dhe kjo e fundit pas disa orësh humbi jetën në spital. Pas konfliktit dhe vrasjes, 35-vjeçari ka rrëmbyer me forcë 24-vjeçaren, dhe e ka mbajtur peng për disa orë në një zonë të thellë malore”, u shpreh Marku. Sipas tij, pavarësisht forcave të shumta të policisë të cilët nuk arritën që ta bindin që të dorëzohej, 35-vjeçari la të lirë ish-partneren pas katër orëve, ndërsa i dha fund jetës së tij. “E kishte si një vetëmbrojtje, pra e mbante për disa orë pasi ndihej më i sigurt. Për këtë arsye, të paktën rrëfimi që ai ka dhënë te ish e fejuara e tij, dhe deklaratat që kjo e fundit ka dhënë në polici, dyshohet se ka qenë kjo arsyeja pse ai e ka mbajtur peng”, tha gazetari në Klan Kosova. Pos tjerash, gazetari Marku tha se një shumë e madhe parash dyshohet se shtynë të dyshuarin të kryente aktin kriminal.