Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani prezanton në pozitën e trajnerit ish-ndihmësin e Ilir Dajës

NULL NULL
09.09.2024 13:21
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi me trajnerin e ri, Artim Pollozhani

Presidenti i klubit të futbollit Ballkani, Arsim Kabashi, ka nënshkruar kontratë me Artim Pollozhanin, si trajner të skuadrës.

Ky emërim vjen pas largimit të Ilir Dajës nga skuadra, njofton Klankosova.tv.

Timonjeri i ri i suharekasëve ka qenë pjesë e “Xhebrailave” edhe më parë, si ndihmës-trajner i Dajës, pastaj edhe zv.drejtor sportiv.

Në muajin mars, Ballkani dhe Pollozhani i i kishin ndarë rrugët, pasi ky i fundit i kishte “acaruar” raportet me ish-teknikun e skuadrës, raporton Klankosova.tv.

Ish-futbollisti nga Struga, nuk ka udhëhequr asnjëherë ndonjë ekip si kryetrajner, pasi edhe te Partizani në Tiranë, ka qenë ndihmës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, Pollozhani mund të jetë “kalimthi” në këtë pozitë, deri në emërimin e një shefi të shtabit teknik te kampionët e Kosovës, për periudhë më afatgjate. Pastaj, strugani kthehet sërish zëvendës.

Artim Pollozhani duke nënshkruar kontratën me Ballkanin
Foto: FC Ballkani

 

lajme të ngjashme