Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani me ndryshime në formacion ndaj Hamrun Spartans

NULL NULL
23.07.2024 17:00
FC Ballkani
FC Ballkani. Foto: FC Ballkani

Kampionët e Kosovës kanë publikuar përbërjen me të cilën ka zgjedhur trajneri Ilir Daja, të zbres në fushë ndaj maltezëve të Hamrun Spartans.

Janë dy ndryshime nga përballja e javës së kaluar me Santa Coloman. Në vend të Bleart Tolaj, starton braziliani Queven Inacio, kurse Bernard Karrica do të jetë në qendër të sulmit, pasi Sunday Adetunji u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e kaluar, raporton klankosova.tv.

Formacioni i plotë: Koliqi, Jashanica, Halili, Potoku, Thaqi, Emerllahu, Ismajlgeci, Inacio, Karrica, Kryeziu, Hamidi.

Dueli Ballkani – Hamrun Saprtans fillon në orën 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kjo përballje është e vlefshme për rrethin e dytë të Konferencës Evropiane, ku kampionët e Kosovës në dy vitet e kaluara, shkuan deri në fazën e grupeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.