Ballkani ia merr portierin Gjilanit NULL NULL 05.07.2023 20:46 05.07.2023 20:46 Enea Koliçi nga edicioni tjetër do të jetë gardian i portës së Ballkanit. Kjo u bë e ditur nga klubi suharekas. “Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve”, thuhej në njoftim. Koliçi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit duke u shpallur edhe portieri më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ai do ta zë vendin e Stivi Frashërit. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, u shpall sivjet kampion për të dytën herë rresht. Ky përforcim i kampionëve të Kosovës, vjen vetëm një javë para përballjes kualifikuese në UEFA Champions League, ndaj bullgarëve të Ludogorets. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.