Ballkani fiton në Pejë ndaj Besës (VIDEO) NULL NULL nga Jon Ajeti 13.02.2021 16:23 nga Jon Ajeti 13.02.2021 16:23 Ballkanin nuk e ndali bora e as kushtet e vështira klimatike në Pejë që t’ia shënojë tre gola Besës. Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi çështjen e fituesit e vendosi në pjesën e parë të ndeshjes. Golin e parë për Ballkanin e shënoi Edvin Kuc, ndërsa dy gola të tjerë i shënoi Blendi Baftiu. Në pjesën e dytë, Besa u mundua të rikthehet, por nuk ia arriti të realizojë. Detajet kryesore, përfshirë golat dhe rastet, mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm.