Balla: Javën e ardhshme çelen negociatat për Shqipërinë NULL NULL 11.07.2022 16:14 11.07.2022 16:14 Kreu i grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla, bën të ditur se javën e ardhshme pritet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke shpresuar edhe me Maqedoninë e Veriut. Në një tryezë në Athinë, Balla tha se ky është një lajm i mirë, duke mos harruar se fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës. Balla tha se nuk kuptohet se pse Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja është një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së”, tha Balla./Tv Klan/