Balena jo origjinale që nuk i frikësoi luanët e detit NULL NULL 08.06.2015 15:53 08.06.2015 15:53 Një balenë jo origjinale u fut në det për të frikësuar luanët e detit në portin e Astorias në Oregon. Ajo u ndërtua nga metali dhe u mbush me ujë dhe ajo gati u fundos pa mundur të frikësojë luanët e detit, transmeton Klan Kosova. Këta të fundit zakonisht ishin vizitorë gjatë stinës së dimrit por këtë vit ata janë vizitorë edhe gjatë verës dhe për më keq ata po i hajnë peshqit. Kjo balenë jo origjinale kishte edhe altoparlantë të cilët lëshojnë zëra të balenës por siç duket peshqit e dalluan që nuk ishte e vërtetë sepse nuk u larguan. klankosova.tv