Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bale dhe Drogba paralajmërojnë kampionatin e rradhës

NULL NULL
08.06.2015 12:47
Transmetuesi i ndeshjeve sportive BT ka filluar që tani fushatën e reklamave për Champions League të sezonit të ardhshëm.

Gareth Bale, Didier Drogba dhe David Luiz janë yjet e futbollit që janë pjesë e reklamës të realizuar nga BT Sport për të shënuar tre vjetorin e transmetimit të Champions League nga ky transmetues.

Sezonën e ardhshme pritet që ky transmetues televiziv të mbulojë edhe emetimin e ndeshjeve futbollistike dhe debive në Europa League, transmeton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=0He-9beqSWY

Në vitin 2013 BT pagoi 900 milionë sterlina për të pasur të drejtën e transmetimit të ndeshjeve prej vitit 2016 deri në vitin 2019.

Në këtë reklamë, Bale si golashënuesi më i mirë i vitit 2014 në Champions League, paralajmëron ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve në BT Sport sezonin e ardhshme.

Ai përcillet më pas nga Drogba i cili ndan kujtimet e mira gjatë ndeshjeve dhe kujton golin e barazimit dhe të penalltisë që i sollën Chelseat fitoren në vitin 2012. / klankosova.tv

lajme të ngjashme