Balaj: Partitë opozitare nuk duhet të synojnë ta përmbysin vullnetin e popullit NULL NULL 12.02.2025 22:05 12.02.2025 22:05 Analisti politik, Labinot Balaj, ka folur për rezultatin zgjedhor që partitë politike e arritën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Balaj tha se nuk duhet që partitë opozitare që ta synojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve. “Nuk duhet partitë opozitare që ta synojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve pasi ka një distancë të madhe midis partisë fituese dhe partive të tjera”. “T’i bësh bashkë votat e partisë së dytë dhe të tretë, nuk e arrijnë për qindjen e votës së Vetëvendosjes”, tha Balaj në Rubikon, njofton Klankosova.tv.