BalackBerry kopjon Galaxy Edge NULL NULL 04.07.2015 15:15 04.07.2015 15:15 Kompania është duke krijuar një pajisje të re që për nga pamja ngjan me S6 Galaxy Edge të Samsung. Kompania BlackBerry është duke punuar në krijimin e një smartfoni të ri mbi sistemin operativ Android. Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks ka postuar foto të pajisjes së re, e cila në shikim të parë ngjan me smartfonin e ri të Samsung, S6 Galaxy Edge. Smartfoni është duke u ndërtuar nën pseudonimin “Venice” ndërsa pritet të ketë ekran 5.4 inçësh, QuadHD, processor Snapdragon 808, 3GB RAM dhe kamerë të brendshme 18MP.