Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bakayoko kalon testet mjekësore te Milan

NULL NULL
13.08.2018 10:56

Tiemoue Bakayoko ka kaluar testet mjekësore në Milan.

Tashmë pritet që marrëveshja e kalimit të tij nga Chelsea në San Siro vetëm të kompletohet, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.

Francezi ka pasur një vit të vështirë në Stamford Bridge ku dështoi të tregonte cilësitë e tij nën menaxhimin e Antonio Conte.

Por edhe me ardhjen e Maurizio Sarri gjërat u vështirësuan edhe më, prandaj nuk kishte mbetur për të rrugë tjetër përveç largimit nga aty.

Zyrtarizimi i transferimit të tij te Milan pritet që të bëhet gjatë ditës si dhe të publikohen detajet e marrëveshjes.

lajme të ngjashme