Bajrami: ZRrE duhet ta pezullojë vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi me rrymë NULL NULL 30.07.2025 23:43 30.07.2025 23:43 Shefja e grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. Sipas Bajramit, ZRrE duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1 mijë e 300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, në përputhje me vendimet e Gjykatës Komerciale, deri në vendim përfundimtar. “Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv. Gjykata Komerciale gjatë ditës ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Sipas Gjykatës Komerciale, kjo masë do të vlejë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.