Bajra: Numri total i shikimeve gjatë vikendit në BBVK2 ka arritur në 40 milionë (VIDEO) NULL NULL 04.12.2023 18:33 04.12.2023 18:33 Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, ka folur për momentet që e kanë karakterizuar spektaktlin më të madh televiziv në vend që nga e premtja e javës së kaluar deri këtë të hënë. Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se prej momenteve që kanë ndryshuar lojën e banorëve në Big Brother VIP Kosova 2 është vizita që i bëri Verona, e fejuara e Bucit, dhe hyrja e banorëve të rinj. “Nga e premtja zhvillimet kanë ndërruar tërësisht në shtëpinë më të madhë shqiptare, ishte momenti kur e fejuara e Bucit, Verona, e bëri një heshtje në shtëpi për disa momente, dhe trazoi çdo gjë që kishte qenë pjesë e strategjisë për lojën në vazhdim”. “Ne kemi parë një komunikim ndryshe besoj se edhe është pritur, se edhe do të ndikojë tek loja e Bucit, por edhe hyrja e banorëve të ri brenda shtëpisë, është krijuar një atmosferë më pozitive. Këto ishin disa prej momenteve që e karakterizuan edhe vikendin”, ka thënë Bajra. Ndër tjera, ai ka theksuar se për këtë vikend numri total i shikueshmërisë në të gjitha platformat online të Big Brother VIP Kosova 2 ka arritur në “40 milionë klikime”./Klankosova.tv