Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bahtiri i nervozuar shkon në seancë, i do me zor nënshkrimet e LDK-së për kandidaten e VV-së

NULL NULL
28.04.2026 14:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri i nervozuar i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që 15 nënshkrimet e subjektit të tij politik, t’i sjellë në seancë.

Para se të futej në sallë, Bahtiri tha para mediave: “Ai shoku që i ka mbledh nënshkrimet le t’i bjen ku duhet”, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, 15 nënshkrimet e LDK-së, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i bëri publike dje, të cilat do të shkonin drejt një kandidati pas një marrëveshje politike, e që potenacialisht mund të ishin edhe për Vjosa Osmanin.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje e shtyu seancën e mëngjesit për në orën 14:00, por deri në këto momente salla është ende e zbrazët.

PDK njoftoi se nuk do të marrë pjesë as tash, ndërkohë nga AAK e LDK ende nuk ka deklarime.

lajme të ngjashme