Bagnaia në top formë triumfon në garën Sprint NULL NULL nga Naim Selmani 10.06.2023 17:15 nga Naim Selmani 10.06.2023 17:15 As pikat e shiut e as konkurrenca nuk arritën ta ndalin suksesin e motoristit Francesco Bagnaia të dielën në Itali. Ai u tregua mjeshtër i vërtet në shtegun e Mugellos ku pati edhe të reshura t lehta të shiut por megjithatë i tejkaloi të gjitha për të triumfuar në garën Sprint përcjell klankosova.tv. Italiani për një periudhë i bëri rezistencë spanjolli Jorge Martin megjithatë italiani ishe këmbëngulës dhe e tejkaloi për ta rikthyer pozitën e parë të cilën nuk e lëshoi deri në fund. Atë e ndoqi nga pas bashkëkombësi i tij Marco Bezzechi por që nuk arriti t’ia marr pozitën e parë. Teksa i treti në cak hyri spanjolli Jorge Martin. Tejet interesante tani është beteja edhe në renditjen e përgjithshme. Me këtë fitore Bagnaia mbetet lider me 106 por i ka vetëm 4 më shumë se Marco Bezzechi që është i dyti.