Bagnaia bënë histori në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 06.11.2022 17:18 nga Naim Selmani 06.11.2022 17:18 Motoristi italian Francesco Bagnaia ka arritur që ta fitoj titullin e kampionit të botës në Moto GP. Ai e arriti këtë duke përfunduar në pozitën e nëntë në garën për shpërblimin e madh të Spanjës, e që ishte mjaftueshme që ai ta ngrinte trofeun e më të mirit në këtë sport transmeton klankosova.tv. Për më tepër Bagnaia bëhet kështu motoristi i parë me prejardhje nga Italia pas 13 vjetësh që e fiton titullin e kampionit. Ndryshe për herë të fundit këtë e kishte bërë legjenda Valentino Rossi në vitin 2009. Edhe më historike bëhet kjo arritje për arsye se për herë të parë një prodhues italian i motorëve në këtë rast Ducati dhe motoristi janë nga i njëjti shtet e bëjnë këtë arritje. Herën e fundit kjo ka ndodhur 50 vjet më parë. Asokohe kishte triumfuar Giacomo Agostini me ekipin MV Agusta.