Bad Bunny më 13 tetor e publikon albumin e ri NULL NULL 10.10.2023 21:51 10.10.2023 21:51 Reperi Bad Bunny ka bërë të ditur se do të publikojë albumin e tij më të ri. Ai, në një video në Instagram, ka theksuar se albumi i tij quhet “Nadie Sabe Lo Que Va A Pasar Mañana” që në shqip i bie “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër”. Ky projekt muzikor i këngëtarit do të publikohet këtë të premte, më 13 tetor. “Dita shumëpritur ka ardhur”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit, i cili përfshinte një video të Bad Bunny. Para një viti Bad Bunny e kishte publikuar albumin e fundit” Një verë pa ty”./Klankosova.tv