Babai krijon shishe në formë gjiri për ushqimin më të lehtë të foshnjave NULL NULL 29.10.2018 11:30 29.10.2018 11:30 Një baba i frustruar nga vështirësitë e të ushqyerit foshnjën e tij tre muajsh, ka bërë një zbulim të ri. Ayal Lanternari ka krijuar një shishe në formë të gjirit për ushqyerjen e foshnjave, në mënyrë që të vegjlit të ndjehen më rehat. Në bashkëpunim me inxhinierin Asaf Kahet, dyshja kanë krijuar shishen në këtë formë, e cila gjithashtu e mban qumështin të ngrohtë. Dizajni unik i “Nanobébé” bën që qumështi të shpërndahet në një shtresë më të hollë. Duke e zgjeruar sipërfaqen në të cilën qëndron qumështin, mundësohet edhe ngrohja më e shpejtë e tij. Kjo mënyrë e ngrohjes së qumështit të gjirit është më e shëndetshme, pasi që përbërësit rrezikohen nga dëmtimi në qoftë se e ngrohim në mikrovalë. Krijuesit e kësaj shisheje shpresojnë që ky zbulim do t’i bëjë jetët e prindërve më të lehta.