Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Babadimri i fortë balancon oxhakun me tym në kokën e tij (FOTO)

NULL NULL
15.12.2021 18:04

Një burrë i fortë britanik me shumë rekorde botërore Guinness për balancimin e objekteve të rënda në kokë, hyri në frymën e Krishtlindjes, duke balancuar mbi kokë një pjesë oxhaku të mbushur me tym.

John Evans, 74 vjeç, nga Ilkeston i Anglisë, veshi një kostum të Babadimrit dhe balancoi oxhakun në kokën e tij, për një paraqitje të mëngjesit të së martës në televizionin ITV, transmeton Klan Kosova.

Evans tha se ai përdori pjesë të hedhura nga ndërtesat e shkatërruara, për të ndërtuar oxhakun për veprimin e tij balancues.

“Idenë për të bërë hinkën e mora duke parë gropat e plehrave në kantieret e ndërtimit”, tha ai.

Evans mban dhjetëra rekorde botërore Guinness për balancimin e objekteve në kokë, duke përfshirë 13 fuçi birre, dy vajza me biçikletë dhe 300 copë buke.

Burri i fortë tha se planifikon të vendosë rekordin e tij të 100-të Guinness në ditëlindjen e tij të 75-të në mars.

 

lajme të ngjashme