Azerbejxhani fajëson Rusinë për rrëzimin e aeroplanit të tij NULL NULL 29.12.2024 16:41 29.12.2024 16:41 Aeroplani i "Azerbaijan Airlines", "Embraer 190" i rrëzuar sot, 25 dhjetor, 2024, afër Aktau, Kazakhstan. Foto: AP Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev fajësoi drejtpërdrejt Rusinë, për rrëzimin e një avioni pasagjerësh të vendit që ai udhëheq, ngjarje kjo e ndodhur të mërkurën që shkoi. Lideri i bëri thirrje Moskës të pranojë përgjegjësinë, dhe të ofrojë kompensim për viktimat. Ai gjatë intervistës me transmetuesin kombëtar të vendit, tha se një kërkimfalje e “paqartë” e lëshuar nga presidenti rus Vladimir Putin, nuk mjafton për të ruajtur marrëdhëniet miqësor midis dy ish-shteteve sovjetike. Aeroplani Embraer 190 po udhëtonte nga Baku, Azerbajxhan, për në Grozny në Rusinë jugore të mërkurën, por u devijua nga rruga e tij pasi hasi në ndërhyrje në sistemet e tij të navigimit dhe ndikim me objekte të jashtme, sipas qeverisë së Azerbajxhanit. Avioni u rrëzua menjëherë në Kazakistan, duke rezultuar në vdekjen e 38 nga 67 personat në bord, më shumë se gjysma e tyre shtetas azerbajxhanas, shkruan The New York Times, përcjell Klankosova.tv. Zyrtarët e Azerbajxhanit dhe ShBA-së, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të aviacionit, kishin thënë se besonin se avioni ka shumë të ngjarë të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore. Moska, megjithatë, nuk e ka pranuar përgjegjësinë. Putini i kërkon falje Aliyevit për rrëzimin e aeroplanit, por nuk e merr përgjegjësinë