Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azemi, Gërvallës: Tenton të gllabërojë terren me Rugovën

NULL NULL
18.01.2025 21:56
visar azemi
Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk mundet t’i ndërrojë partitë e të thotë se pas saj shkon presidenti historik Ibrahim Rugova.

Ai po ashtu ka thënë se LDK është themeluar nga Rugova, dhe këta dy emra lidhen mes vete.

“Shtëpia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e themeluar nga Presidenti Rugova, dhe kjo shtëpi dhe ky emër asociojnë me njeri tjetrin si dy gjera të pandashme. Tentativat që po i shohim nga kryeministri për të gllabëruar në terrene  ose për të përdorur figura siç është presidenti Rugova, tu e ditë historinë, relacionet që i ka pas Kurti me presidentin Rugova”.

“Donika Gërvalla nuk mundet me shku me i ndërru partitë edhe me thanë ‘Presidenti vjen pas meje’, presidenti mbetet aty ku ka qenë, në LDK”, ka thënë ai mes tjerash në T7.

lajme të ngjashme