Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Dardanët” e rinj sot luajnë ndaj Luksenburgut, ky është formacioni

NULL NULL
06.06.2026 16:16
KosovaU21

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore, ku përballë do ta ketë kombëtaren e Luksemburgut U21.

“Dardanët” e rinj, të udhëhequr nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu, synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të lënë përshtypje të mira para tifozëve vendas në këtë sfidë kontrolluese, transmeton Klankosova.tv.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 17:00.

Kosova U21 vjen në këtë përballje pas një tjetër ndeshjeje miqësore të zhvilluar tri ditë më parë, ku u përball me Turqinë U21.

Në atë takim, të rinjtë kosovarë pësuan humbje minimale me rezultat 1:0, duke mos arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.

Tanimë Kosova U21 ka publikuar formacionin për këtë ndeshje:

lajme të ngjashme