Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azem Brahimi realizon golin e 150-të jubilar në futsallin e Çekisë  

NULL NULL
nga Jon Ajeti 18.03.2021 18:37

Lojtari i futsallit, Azem Brahimi, ka arritur një rekord personal në shtetin e Çekisë.

Në superligën e këtij shteti, 32 vjeçari nga Kosova e ka regjistruar golin e 150-të në Superligën e Futsallit.

Këtë shifër të golave e ka arritur duke shënuar njërin nga shtatë golat e AC Sparta që mposhti ekipin e Rapidit, njofton Klan Kosova.

Brahimi është kapiten i AC Sparta ku trajner është Arben Simitçiu që është edhe Selektori i Kosovës në futsall.

Gjatë karrierës së tij Azem Brahimi ka luajtur edhe për ekipin Benago, si dhe për skuadrat kosovare FC Fenix dhe FC Prishtina.

Po ashtu ka fituar shumë tituj në klubet në Çeki, po ashtu edhe në Kosovë. Ndërkaq është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë në futsall.

lajme të ngjashme