Azdren Krasniqi synon titullin e botës në K-1 NULL NULL 12.11.2024 18:27 12.11.2024 18:27 Azdren Krasniqi, po synon një tjetër rezultat historik në karrierën e tij. Krasniqi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e botës në K-1. Ai, përballë do të ketë kundërshtarin francez Mike Wassermann. Arena e Kuspo Munchenstein” në Zvicër do të jetë vendi ku ai do të kërkojë që të bëjë histori. Me këtë meç Krasniqi synon t’i mbërrijë majat ne sportin e kickboksit. Kurse Azdren Krasniqi, më shumti specialitet i ka goditjet me këmbë. Ndërsa 31-vjeçari dallohet në këtë sport për më shumë vite duke fituar tituj të shumtë.