Avokati tregon se sa mund të dënohet infemierja për sulmin ndaj gruas së moshuar NULL NULL 03.11.2022 09:13 03.11.2022 09:13 Avokati Asdren Bytyqi, ka folur rreth dënimit që mund ta pret infermierën për sulmin e djeshëm ndaj të moshuarës që nddohi në Shtëpinë e Pleqve. Ai në Sytë 7 në Klan Kosova tha se bazuar në Kodin Penal dëimi mund të jetë deri në tre vjet burgim. Bytyqi theksoi se kjo varet prej rastit sesi mund ta trajtojë gjykata. “Dënimi bazë për vepren penale të sulmit është deri në 3 vite. Pra, ajo mund të dënohet edhe me burgim, por mund të shënohet edhe me gjobë, varion prej rrethanave të rastit. Rrethanat në pamje të parë janë mjaft të rënda dhe nuk e di sido që të jetë, pra është në diskrecionin e gjykatës”, tha Bytyqi. Gjatë ditës së djeshme pamjet nga Shtëpia e Pleqve në Pejë, e kanë tronditur Kosovën. Aty shihet se si një infermiere duke e rrahur një grua të moshuar.