Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avokati: Pronari është zot në pronën e tij, policia duhej të intervenonte e para

NULL NULL
nga Florentina Hoti 24.01.2024 20:21
qendrim arifi

Sa u përket problemeve pronësore që janë të shpeshta në vendin tonë, avokati Qendrim Arifi për KIKS-in tha se këto kontekste duhet të prioritizohen dhe të zgjidhen më shpejt, para se të shkaktohen humbje në këto familje.

Për KIKS-in, Arifi tha se në rastet kur legjislacioni është në rregull, pronari llogaritet “zot” dhe tendencat e personave të tretë janë gjithmonë negative.

Duke specifikuar rastin e Admir Paliçkos, të cilin e trajtoi KIKS Kosova, avokati Arifi deklaroi se në një rast të tillë policia do të duhej të vepronte me kohë.

“Në rastet kur kanë të bëjnë me procese pronësore dhe pronari qëndron në rregull me ligjin, policia do të duhej të reagonte menjëherë, në mënyrë që të largohej uzurpatori dhe të mos i mohohet një e drejtë që e ka të garantuar me ligj”, tha Arifi për KIKS Kosovën.

lajme të ngjashme