Aeroplani nga Gjeneva vonon aterimin në Prishtinë, shkak moti i keq NULL NULL 01.07.2026 18:31 01.07.2026 18:31 Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë. Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa rrotullime, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin, raporton Klankosova.tv Edhe nga Aeroporti kanë konfirmuar për Klankosova.tv, duke thënë se brenda 10 minutash pritet të realizohet zbritja në pistë. /Klankosova.tv