Avioni del jashtë pistës në Itali, shtyhen disa fluturime NULL NULL 03.05.2024 23:32 03.05.2024 23:32 Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në bordin e avionit ndodheshin tre persona por nuk u lënduan. Incidenti shkaktoi vonesa në trafikun ajror, ku 32 fluturime u vonuan, 4 u anuluan ndërsa tre të tjerë u devijuan drejt aeroporteve të tjera të Sardenjës.