Avdullah Hoti: Jemi një hap më afër përmbylljes së marrëveshjes Kosovë-Serbi (VIDEO) NULL NULL 2 years më parë 2 years më parë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se janë një hap më afër para përmbylljes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. “Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, tha ai para gazetarëve. Ai tha se është diskutuar edhe për njohjen e Kosovës, njofton Klan Kosova. “Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën nuk kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. E kemi bërë një progres të madh në çuarjen përpara bashkë të këtij procesi”. Ndërkaq, për çështjen e ndryshimit të kufijve tha se “as nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë”.
Kosova Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta 19.05.2022 10: 12