Automjeti godet një këmbësor në Prishtinë NULL NULL 26.09.2024 10:30 26.09.2024 10:30 Aksident trafiku, foto ilustruese. Një këmbësor është goditur nga një automjet sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor”. “Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.