Austria heq orën policore për të pavaksinuarit NULL NULL 26.01.2022 17:34 26.01.2022 17:34 Të hënën, përfundon ora policore për personat e pavaksinuar, e cila hyri në fuqi në Austri, në nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e luftës kundër COVID-19. Kryeministri, Karl Nehammer, dhe ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Muckstein, informuan publikun mbi COVID-19, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Nehammer deklaroi se pavarësisht përhapjes së shpejtë të variantit Omicron në Austri, kjo nuk shkaktoi rritje serioze të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv dhe spitalet. Duke u shprehur se ngjarjet në lidhje me Omicronin po monitorohen nga afër, Nehammer tha se nga e hëna e 31 janarit do të hiqet ora policore për personat e pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë, Muckstein, tha se në ditë janë regjistruar deri në 30 mijë raste të reja me COVID-19. Ai beson se vala e Omicronit do të arrijë nivelin më të lartë në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me masat strikte tashmë të vendosura. Muckstein tha se vaksinimi i detyrueshëm do të ndihmojë shoqërinë të përgatitet për variantet e mundshme të koronavirusit, që mund të shfaqen pas Omicronit. Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, gjatë periudhës kur varianti Delta i COVID-19 ishte dominues në Austri, qeveria vendosi orë policore për të pavaksinuarit në nëntor 2021 dhe për të vaksinuarit në dhjetor. Kufizimet për të vaksinuarit janë hequr para vitit të ri.