Austri: Burri nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm, tentoi ta mbys gruan me kabllo të rrymës NULL NULL 25.07.2022 09:10 25.07.2022 09:10 Një burrë nga Kosova mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Kjo pasi ai kishte tentuar që me kabllo elektrike ta mbyste gruan e tij. Rasti ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa 42 vjeçari do të dal të martën para Gjykatës së Lartë në Vjenë ku do të përballet me akuzën e “Tentim vrasjes”. Sipas aktakuzës, kosovari para 13 vjetësh e kishte këputur kabllin nga një kazan në kuzhinë dhe kishte hyrë në banjon ku gruaja e tij po bënte dush. I akuzuari ka futur fundin e kabllos në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas. E vetmja arsye se pse gruaja nuk kishte pësuar goditje elektrike, ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës. Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik, shkruajnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv. Burri njihej për dhunën e vazhdueshme në familje. Ai përdorte metoda të ndryshme të ndëshkimit tek fëmijet e tij. “Sanksionet” 42 vjeçari nga Kosova i shënonte në letra. Në përzgjedhjen më të keqe, fëmijet përballeshin me 100 goditje, ndërkaq ata të cilët kishin fat mund të merrnin ndonjë dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave, përcjell Klankosova.tv. Kosovari mund të përballet me burgim prej 10 deri në 20 vjet ose edhe burgim të përjetshëm.