Australian Open: Venus dhe Serena përballen në një tjetër finale NULL NULL 26.01.2017 10:25 26.01.2017 10:25 LONDON, ENGLAND - JUNE 22: Serena Williams and Venus Williams in action during their first round doubles match against Julie Ditty of USA and Renata Voracova of Czech Republic on Day Two of the Wimbledon Lawn Tennis Championships at the All England Lawn Tennis and Croquet Club on June 22, 2010 in London, England. (Photo by Hamish Blair/Getty Images) Motrat Williams do të përballen në të nëntën finale Grand Slam, për të vendosur kësaj radhe kampionen e Australian Open Finalja e Australian Open do të jetë një përballje brenda familjes, me motrat Williams që fituan të dyja sfidat e tyre gjysmëfinale, për të na dhënë një tjetër përballje mes tyre për një trofe Grand Slam. Venus ishte ajo që e pati më të vështirë kundër bashkombases Coco Vandeëeghe, teksa pati nevojë për një fitore 2-1 me sete. Motra e madhe e Williams humbi një sfidë nervash në setin e parë, kur u mund në tie break 7-3. Por u përgjigj me mjaft klas në dy setet pasardhës, duke barazuar fillimisht rezultatin me 6-2 në setin e parë dhe për të fituar më pas falë një game me break 6-3 në setin e tretë. Në finale megjithatë Venus do të ketë përballë një Serena shumë të freskët fizikisht, me motrën e vogël që arriti të mposhtë pa probleme kroaten Lucic-Baroni, që vuajti mungesën e përvojës në gjysmëfinale. Williams u kuptua që kishte në zotërim takimin që në fillim dhe setin e parë e mbylli me lehtësi 6-2, ndërsa seti i dytë ishte ende dhe më i thjeshtë teksa arriti të fitojë 6-1.