Australi: Pesëvjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi, dyshohet se pësoi arrest kardiak NULL NULL 29.05.2024 11:12 29.05.2024 11:12 Një vajzë pesëvjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Adelaide. Shërbimet e urgjencës janë thirrur në shtëpinë në Ballater Avenue në Seaton pas një raportimi se vajza kishte pësuar një arrest kardiak. Mjekët nuk arritën ta shpëtojnë atë. Siç shkruan Daily Mail, hetimet për vdekjen e saj kanë nisur. Prindërit e vajzës raportohet se po ndihmojnë policinë, transmeton Klankosova.tv.