Atalanta “s’ka” çka të dalë në pjesë të dytë, po humb 0:3 nga Brugge NULL NULL 18.02.2025 21:52 18.02.2025 21:52 Atalanta po humb 0:3 nga Club Brugge në pjesën e parë në ndeshjen e kthimit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. Perëndesha u trullos me fillim nga goli i Chemsedine Talbit në minutën e tretë, i cili 24 minuta më vonë shënoi sërish për 0:2. Ndërkaq, goditjen që mund të rezultojë përfundimtare ia tha Ferran Jutgla në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë. Tani, në total, belgët po fitojnë 1:5, marrë parasysh edhe ndeshjen e parë.