Atalanta gati për sfidën në Brugge, Gjimshiti i padiskutueshëm në formacion NULL NULL 12.02.2025 18:31 12.02.2025 18:31 Atalanta për pak minuta e nis ndeshjen ndaj Club Brugge, e vlefshme për 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Bergamo e ka publikuar formacionin me të cilin ka vendosur trajneri Gasperini ta fillojë këtë sfidë. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, mbetet i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes të ekipit italian, raporton Klankosova.tv. Rui Patricio do ta mbrojë portën e bergamezëve, të cilët janë rreshtuar 3-4-1-2. Krahas Gjimshitit, mbrojtja kompletohet me Posch dhe Hien, derisa mesfusha është e ngjeshur me Bellanovan, kapitenin De Roon, Ederson e Zappacosta. Para tyre dhe prapa sulmit gjendet Pasalic, kurse dyshja ofanzive përbëhet nga De Ketelaere dhe bomberi Retegui. Brugge – Atalanta fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!