Ata që triumfuan në Festivalin e Teatrove NULL NULL 28.10.2015 13:00 28.10.2015 13:00 Mbrëmë ka përfunduar Festivali i Teatrove në Ferizaj. Pas shfaqjes së fundit janë ndarë edhe çmimet për fituesit e festivalit, u cili ka zgjatur shtatë ditë. Fituesit e Festivalit Shfaqja më e mirë: “Shërbëtori i dy zotërinjve”, Teatri i Prizrenit. Regjisori më i mirë: Kushtrim Bekteshi me shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve”, Teatri i Prizrenit. Roli kryesor më i mirë mashkull: Ernest Malazogu nga shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve”, nga Teatri i Prizrenit. Roli dytësor më i mirë mashkull: Adrian Haziri nga shfaqja ART, Teatri i Tetovës Roli kryesor më i mirë femër çmimi “Adriana”: Shengyl Ismaili në shfaqja “Dashuri në kohë lufte”. Qendra Multimedia – Prishtinë. Roli dytësor më i mirë femër: Hajt Toçilla nga Teatri i Prizrenit “Shërbëtori i dy zotërinjve”. Roli episodik më i mirë mashkull: Nexhat Xhokli, nga shfaqja “Duke pritur trenat”, Teatri “Adriana” – Ferizaj Çmimi i mediave nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” – Ferizaj: “Shërbëtori i dy zotërinjve”, nga Teatri i Prizrenit Skenografia më e mirë: Driton Islami nga shfaqja “Duke pritur trenat”, Teatri “Adriana” – Ferizaj Kostumografia më e mirë: Samka Ferri nga shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve”, nga Teatri i Prizrenit Juria festivalit ka qenë e përbërë nga prof. Fadil Hysaj- regjisor, dramaturg prof. Mehmet Xhelili- aktor, prof. Ismajl Ymeri- regjisor, Dardana Mehmeti- aktore dhe Arben Marevci- dramaturg Udhëheqës tryeze: profesor Haqif Mulliqi Mirënjohje u ndanë trupave pjesëmarrëse dhe njerëzve të veçantë që dhanë kontribut historik në këtë festival, profesor Haqif Mulliqit profesor Fadil Hysaj. Me mirënjohje post mortum është nderuar profesori Latif Berisha dhe profesor dr. Emin Kabashi.