Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ata ishin me mbidozë dhe kishin fëmijën në veturë, polici i fotografon dhe i poston në Facebook

NULL NULL
09.09.2016 18:43

Një polic në Ohio, ka shpëndarë një fotografi në Facebook ku shihen dy prindër të ulur në sediljet e para të veturës të pandjenja pas mbidozë me drogë, dhe prapa në sedijen tjetër gjendet djali i tyre katërvjeçar.

Zyrtari i policisë ka thënë se ka vendosur që këtë fotografi ta publikojë në mënyrë që të rrisë vetëdijen mbi rrezikun e heroinës dhe gjithashtu t’ua ndalojë kujdesin e fëmijëve prindërve që përdorin drogë, transmeton Klan Kosova.

“Ne jemi të vetëdijshëm që dikush mund të jetë ofenduar nga këto fotografi dhe me të vërtetë na vjen shumë keq, por është koha që ata që nuk përdorin drogë të shohin se me çfarë ballafaqohemi ne çdo ditë”.

Kur polici iu ishte afruar kësaj veture të enjten, kishte vënë re që vozitësi që më pas u identifikua si 47 vjeçari James Acord ishte pothuajse i pandjenja dhe në anën tjetër me të ishte 50 vjeçarja Rhonda Pasek njashtu e pandjenja pas overdozës me heroinë.

Në atë moment polici kishte vërejtur që në sedijen e pasme gjendej një katërvjeçar.

Ai u dënua me 180 ditë burgim, kurse vogëlushi që është djali i Pasek u dërgua në një qendër për kujdesin e fëmijëve.

Shamed: Police in East Liverpool, Ohio, shared on Facebook this shocking image showing Rhonda Pasek and James Acord passed out in their car with the woman's child in the backseat after a suspected heroin overdose 

Officials say they decided to make the photos of the unconscious man and woman public to raise awareness of the heroin epidemic in the state 

 

lajme të ngjashme