Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Asnjë projekt të hajrit”, Rukiqi i ashpër me Kurtin (VIDEO)

NULL NULL
23.12.2025 23:47

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi  në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij nuk ka pasur asnjë projekt të “hajrit”.

Rukiqi tha se Lëvizja Vetëvendosje tha se është sjell si të ishte në opozitë, dhe sipas tij, i ka ndërruar vetëm karriget.

“VV është sjell si me qenë opozitë, pra vetëm i ka ndërru karrigat. Megjithatë, popullistat dhe këta që kanë tendenca autoritare siç ka ky, së paku ekonomia ka ec, ky s’e ka bë as këtë. Ky s’e ka bë as përpjekjen më të vogël për më ndryshu jetesën në Kosovë”, tha Rukiqi, transmeton Klankosova.tv

Ai u shpreh i bindur se VV nuk ka asnjë projekt të “hajrit”.

Rukiqi ndër tjerash tha se në Kosovë paradoksalisht varfëria është thelluar e borxhi publik ka shkuar duke rënë.

Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:

lajme të ngjashme