Asnjë peng s’do të lirohet para të premtes, thotë Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit NULL NULL 23.11.2023 07:49 23.11.2023 07:49 A poster featuring a picture with the word "kidnapped" hangs, amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, from a pole by the Macy's Thanksgiving Day Parade inflation area the day before the Macy's Thanksgiving Day Parade in New York City, U.S., November 22, 2023. REUTERS/Shannon Stapleton Asnjë peng nuk do të lirohet para të premtes, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit. Fillimi i një armëpushimi të përkohshëm të rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit gjithashtu shtyhet deri të premten, tha një zyrtar izraelit për CNN, raporton Klan Kosova. “Bisedimet për lirimin e pengjeve tanë janë duke avancuar dhe janë duke vazhduar,” tha këshilli në një deklaratë. “Fillimi i procesit të lirimit do të bëhet sipas marrëveshjes origjinale midis të dyja palëve, dhe jo përpara të premtes.” Më parë, pritej që lirimet e para të bëheshin që të enjten. Nuk u dha asnjë arsye për vonesën e dukshme. Kabineti i Izraelit miratoi një marrëveshje herët të mërkurën për lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi katërditor në Gaza.