Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Askush” s’donte të vishte Kim Kardashian, thotë ish-redaktorja e Vogue

NULL NULL
11.11.2023 13:04
Kim Kardashian

Ish-redaktorja e Vogue-t franceze ka thënë se stilistët e modës nuk donin të vishnin Kim Kardashian për shkak të së kaluarës së saj “të pakëndshme” në reality show televiziv.

E konsideruar ndër redaktoret dhe stilistët më me ndikim të revistave në botë, Carine Roitfeld, 69 vjeçe, është themeluesja e CR Fashion Book. Revista që botohet dy herë në vit është e njohur për kopertinat e saj provokuese me disa nga yjet më të mëdhenj të botës, duke përfshirë Rihanna, Cher, Beyonce, Naomi Campbell dhe Kardashian.

Pavarësisht të thënave se 43-vjeçarja Kardashian po shmangej nga shtëpitë kryesore të dizajnit në botë, “dama e madhe” e modës franceze ishte e shpejtë për të mbrojtur pronaren e “Skims”.

Pasi u shfaq katër herë në kopertinën e CR Fashion Book – përfshirë në vitin 2013, kur Karl Lagerfeld e fotografoi atë ndërsa ishte shtatzënë – Roitfeld tha “ajo është më shumë se e këndshme dhe shumë e arsimuar, dhe më pëlqen”.

Duke folur për “The Sunday Times”, Roitfeld tha se disa stilistë më parë kishin hezituar të vishnin Kimin “sepse njerëzit mendojnë se ajo ishte një person i pakëndshëm”.

“Askush nuk donte t’i jepte Kim Kardashian veshjet”, tha ajo. “Pse? Sepse njerëzit mendojnë se ajo ishte një person i pakëndshëm, por ajo është më shumë se e sjellshme dhe shumë e arsimuar, dhe mua më pëlqen”.

Roitfeld u njoh me Kardashian dhe nënën e saj, Kris Jenner, nga Riccardo Tisci, ish-drejtori krijues i labelit luksoz francez Givenchy.

Duke diskutuar lidhjen e saj me Kardashians, Roitfeld i tha gazetës: “Nëna Kris Jenner mendoj se është gazmore dhe shumë e zgjuar, dhe i kam takuar të gjitha motrat, por kryesisht e preferuara ime do të jetë Kim”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme