Askush nuk e bën si ti: Dua Lipa reagon pas largimit të Donatellas nga Versace NULL NULL 14.03.2025 13:31 14.03.2025 13:31 Dua Lipa mahnit me linjat e saj në një homazh për Donatella Versace Dua Lipa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj tërheqëse teksa modeloi një sërë veshjesh provokuese të Versace në një postim në Instagram, kushtuar largimit të Donatella Versace nga drejtimi i markës. Këngëtarja 29-vjeçare, e cila është ambasadore e brandit dhe vitin e kaluar lançoi koleksionin e saj me Versace, dukej mahnitëse në disa kombinime që theksonin barkun e saj të tonifikuar, ndërsa reflektonte mbi bashkëpunimin e saj me stilisten. Në një prej imazheve, Dua mbante duart mbi gjoks për të shmangur një incident të mundshëm, ndërsa Donatella, 69 vjeç, i lidhte korsenë metalike ngjyrë rozë të ndezur. Këngëtarja e hitit Houdini më pas pozoi me një xhaketë të shkurtër argjendi dhe një fund mini të kombinuar, duke e plotësuar pamjen me një zinxhir beli që theksonte siluetën e saj elegante. Dua ndau gjithashtu momente prapa skenave nga sfilata e saj për Versace, ku u shfaq me një fustan të zi me prerje të guximshme, duke nxjerrë në pah format e saj. Ajo e shoqëroi postimin me fjalët: “Askush nuk e bën si ti, në Instagram. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar BBC do të realizojë një dokumentar historik për Michael Jackson për të shënuar ditëlindjen e tij të 65-të 13/03/2025
Ndërkombëtar Rihanna anulon koncertet e planifikuara të rikthimit në Londër vetëm disa ditë para se të shpalleshin 13/03/2025
Ndërkombëtar Rita Ora sjell pranverën në stil - koleksioni i ri për Primark magjeps me nuanca të lehta dhe elegancë 11/03/2025