Asianae Johnson, MVP e javës së gjashtë në Liga Unike Femrat NULL NULL 29.02.2024 15:56 29.02.2024 15:56 Të martën u zhvillua java e gjashtë në Liga Unike Femrat. Prishtina shënoi fitore ndaj Partizanit, ku basketbollistja më e dalluar ishte organizatorja Asianae Johnson. Ajo e mbylli ndeshjen me 25 pikë, tri kërcime e pesë asistime, duke pasur indeksin 28 apo më të lartin në këtë ndeshje dhe këtë javë, duke u shpallur MVP. Ajo u ndihmua nga Jade Williams me 20 pikë e nëntë kërcime. Fitore shumë të rëndësishme shënoi Penza ndaj Tiranës, ku u dalluan dyshja Jones Nocole dhe Peevy Elise. Nocole kishte 23 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, derisa Elise kishte dyshifror të dyfishtë me 26 pikë e 14 kërcime, si dhe katër asistime. Bashkimi vazhdon të jetë i pamposhtur në Liga Unike Femrat, ku regjistroi fitoren e gjashtë, ku fitoi ndaj Flamurtarit në Vlorë, derisa Sarah Mgbeike kishte 21 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime. Top 5 Asianae Johnson (Prishtina) 25 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, 28 indeksi Jones Nocole (Penza) 23 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi Peevy Elise (Penza) 26 pikë, 14 kërcime, 4 asistime, 26 indeksi Jade Williams (Prishtina) 20 pikë, 9 kërcime, / asistime, 24 indeksi Sarah Mgbeike (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 18 indeksi