Ashley Tisdale akuzon regjisorin Kevin Smith se i theu pasqyrën e kerrit NULL NULL 09.06.2019 12:30 09.06.2019 12:30 Aktorja dhe këngëtarja njohur, Ashley Tisdale, e ka akuzuar regjisorin Kevin Smith, se i ka thyer pasqyrën e veturës. Këtë e tha Tisdale me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Klan Kosova. Ylli i “High School Musical” tha se Smith e theu pasqyrën dhe nuk u ndal. “Faleminderit, Kevin Smith që më theve pasqyrën e kerrit dhe që nuk u ndale hiç. Një lëvizje me stil nga komshiu”, ka shkruar Tisdale në Twitter. Ndërsa Smith i ktheu përgjigje këngëtares duke i kërkuar falje për veprimin që ka bërë. “Është e vërtetë kërkojë falje kam vozitur keq si një Cruella de Vil in the Hills”, ka shkruar Smith në Twitter. Smith më tej bëri të ditur që Tisdale i pranoi kërkim faljen dhe se biseduan gjatë.