Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“As brrr e Meritonit s’mundet me të ndihmu”, Xuxi flet pas kritikave për Londrimin (VIDEO)

NULL NULL
14.03.2026 19:58

Ndonëse gjatë rrugëtimit të tij në BBVK e përkrahu, Xuxi kritikoi Londirmin për performancën e tij tek Meriton Mjekiqi.

Në një intervistë për “Prive” në Klan Kosova, Xuxi tha se kënga “Maria”, Londrimi kishte probleme me tonalitetin.

Madje ai sugjeroi që pjesa të rregullohej në post-produksion.

Ai gjithashtu apeloi për më shumë sportivitet në pranimin e kritikave.

“Që 25 vjet bëj muzikë me djem të njëjtë. Me mijëra performanca kam pas, edhe prap kur ndonjëri që dikur harron ose prek diçka tjetër, barku më dhemb.

“Kënga Maria, edhe aty s’ka qenë tonalitet. Në Maria është veshi disbalanc i madh, dhe e kam shpreh që “as brr e Meritonit” nuk mundet me të ndihmu. Në këso raste është mirë me rregullu zërin në “Post produksion” ose mos me qitë atë pjesë hiç.

“Mos u bëni pisa me sha me profile fake. Kështu ma bon hallall Londrim nëse je idhnu, por mirë është me marrë kritikën me sportivitet”, përfundoi Xuxi.

Ndiqeni videon për më shumë:

lajme të ngjashme